Greqi : Një i vdekur në burg nga coronavirusit dhe 108 të infektuar

Greqi

Mediat greke raportojnë se burgun Diavata në Selanik ka pasur vdekjen e parë të një të burgosuri nga virusi koronavirus, pasi rastet vazhdimisht shtohen, ndërsa deri më tani kanë arritur në 108.

 69-vjeçari, për të cilin nuk bëhet i ditur identiteti i tij, kishte sëmundje të rënda themelore dhe ishte shtruar në spitalin Papageorgiou në Selanik, ku dhe ka vdekur.I burgosuri 69-vjeçar bëri vaksinën e gripit më 4 nëntor, ndërsa natën e 7 nëntorit u dërgua në spital me presion të lartë të gjakut. Dy ditë më vonë ai u pranua në klinikën e pulmonologjisë në gjendje kritike, për shkak të shqetësimit të frymëmarrjes dhe për shkak se ai konsiderohej një rast i dyshuar i koronavirusit, ai u testua pozitiv.

Ndërsa për rastet e coronaviruit, janë 100 të burgosur dhe 8 punonjës të burgut, të cilët janë bërë në karantinë.