Durmishaj refuzoi Shqipërinë me pretendimin se do të bëhej lojtar i madh në arenën europiane, shikoni ku ka përfunduar

Futboll Greqi

Ish-sulmuesi i Shpresave, Fiorin Durmishaj, bëri një bujë të madhe me vendimin e marrë në vitin 2019, teksa refuzoi Kombëtaren e Shqipërisë, duke zgjedhur Greqinë, me pretendimin se do të bëhej një lojtar i madh në arenën Europiane.

Por koha tregoi të kundërtën, teksa 23-vjeçari duket se nuk po gjen “paqe”, ndërkohë që dështimet janë duke pasuar njëra-tjetrën. Prej 3 vitesh, kartoni i sulmuesit 24-vjeçar është në pronësi të Olimpiakosit, teksa lojtari nuk bën pjesë në planet e drejtuesve të klubit prestigjioz grek, teksa endet duke u huazuar nëpër klube të ndryshme të dorës së dytë.

Pas dështimeve te Beveren, Aris, AEL Larisa, së fundmi Durmishaj është huazuar te OFI i Kretës.

Burimi : Panorama Sport