Coronavirus: 38 të vdekur, 336 të intubuar dhe 3,038 raste në Greqi

Greqi

Numri në rritje ditor i rasteve të reja të koronavirusit tregon një rritje dramatike. Në të njëjtën kohë, lista makabre e të vdekurve në Greqi po rritet pasi sot, 13 nëntor, 38 pacientë humbën betejën për jetën brenda 24 orësh. Sot në këtë vend u regjistruan edhe 3.038 raste të reja të virusit, nga të cilat 11 u zbuluan pas kontrolleve në hyrjet e vendit.

Në përgjithësi numri i rasteve me coronavirus është 69.675 nga ku 54,1% janë burra, ndërsa 336 pacientë janë të intubuar.