Mitsotakis: Ndalimi i qarkullimit është i detyrueshëm për arsye të shëndetit
GREQI- “Nuk mund të ketë liri pa përgjegjësi”, është shprehur kështu kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis gjatë ceremonisë në përvjetorin e “polytexneios” një manifestim masiv dhe dinamik i studentëve në 1973, kundër pushtetit diktatorial që gjendej Greqia në ato kohë. Ai thotë se duhet ta festojmë këtë festë siç do të donin ata që luftuan për lirinë tonë, duke ruajtur shëndetin.
“ Duhet të nderojmë përvjetorin e “Polytexneios” siç do të donin ata që luftuan për lirinë e përbashkët: Duke ruajtur shëndetin tonë”
Ai në mesazh theksoi se vendimi për mos të festuar këtë festë të rëndësishme kombëtare ka ardhur si pasojë e gjendjes së vështirë duke rikujtuar humbjen tragjike të 71 jetëve nga COVID-19 ditën e djeshme.
“Vendimi që mos të bëhen festa me shumë njerëz dhe parada është e detyrueshme për të gjithë në dhe për të mirën e shëndetit publik, kjo është e vetmja arsye e kësaj mase. Jo më larg se dje ne humbëm 71 bashkëqytetarë “
Në fund ai ju lut partive opozitare të mos krijojnë përplasje, përçarje e kundërshtime në lidhje me masën. Mos të bëjnë jetën e njerëzve pjesë e një eksperimenti partiak.