Çështja Kombëtare bashkon Presidentin dhe deputetin Kostaq Papa

Aktualitet

Presidenti Ilir Meta i ka dhënë dje medaljen “Kalorës i Skënderbeut” veprimtarit të Medvegjës Muharrem Salihu. Në këtë takim ka qenë i pranishëm dhe deputeti Kostaq Papa.

Papa thotë se shqiptarët duhet të jenë të bashkuar dhe të lënë ndasitë politike. Kjo sipas deputetit, sepse Medvegja mund të ketë fatin e Çamërisë. “Te veprojme sot per Medvegjen sepse neser eshte shume vone e mund te na shnderohet ne nje Çameri te dyte”, shkruan ai ndër të tjera.

Shkrimi i plotë i Kostaq Papës:

Kur behet fjale per ceshtjen kombetare politikanet shqiptare duhet te jene te bashkuar! Kete tregon dhe kjo foto!

Dhe pse me mentalitete te ndryshme politike ceshtja e Pasivizimit ne Medvegje i ka bere bashke Presidentin e Republikes SH.T.Z. Ilir Meta dhe Deputetin e Tiranes&Emigracionit Z. Kostaq Papa,  Perfaqesuesi Politik i Emigracionit Shqiptar- Kryetar i PESH!

Medvegja ne rend te dites, sepse rrezikon ekzistenca e identitetit shqiptar ne kete pjese te Toplices qe perben nje nga tre Komunat Shqiptare te Kosoves Lindore ende nen Serbi!

Platforma “Medvegja nuk eshte kurre vetem” me e rendesishmja per kete pjese te Trojeve Etnike dhe ne dobi te Shqiptareve Etnike Autoktone, synon te sensibilizoj shqiptaret kudo per te ndikuar ne mbrojtjen e Metvegjes ndaj genocidit te fshehte te shtetit serb e shprehur si Pasivizimi i Adresave te Shqiptareve te Medvegjes  dhe krejt Kosoves Lindore!

Te veprojme sot per Medvegjen sepse neser eshte shume vone e mund te na shnderohet ne nje Çameri te dyte!

Rast per kete takim ne Presidence u be dekorimi i veprimtarit te shquar te Medvegjes Z.Muharrem Salihu me medaljen e lart ” Kalores i Skenderbeut”! Keshilltari i Komunes se Medvegjes M.Salihu biznesmen i duksesshem eshte shpalosesi kryesor i procesit antishqiptar te Pasivizimit !

Duhet te leme jashte ndasite partiake kur ceshtja kombetare na therret!