Njohja e patentave shqiptare në Greqi,vetëm 70 shqiptarë e kanë marrë atë. Arsyeja…?

191

Gjithë kjo zhurmë që u bë dhe u mirëprit nuk ishte gjë tjetër vetëm “një vrimë” në ujë për shkak të sabotimit të Ambasadës sonë… Një ambasadë që brenda saj ka dipllomatë injorantë dhe të paaftë që sorrollaten klubeve dhe kafeneve.

E verteta është se deri më sot janë dhënë vetëm 70 patenta dhe këtë nuk mund ta mohojë askush, pasi për mbarëvajtjen e saj pengesë kryesore është bërë shteti shqiptar nëpërmjet përfaqësisë shqiptare në Greqi.

Është kjo përfaqësi që mban prej më se 6 muajve të bllokuar 475 kërkesa për tu verifikuar nga ana e saj.

por…

Më 26/06/2020, Sipas aktit më të fundit normativ të qeverisë greke, patentat shqiptarë për drejtimin e mjeteve do të njihen edhe nga Greqia, pasi ky vendimi është publikuar në Fletoren Zyrtare në Greqi, i firmosur nga zëvendësministri i transporteve, Janis Kefalogiannis, ku ndër të tjera përcaktohen detajet e zbatimit të marrëveshjes për njohjen e ndërsjellët të patentave midis Greqisë dhe Shqipërisë. Vendimi ka hyrë menjëherë në fuqi.

Nga biseda bërë me Drejtorin e Pergjithshem, Z Ilia Dholgira si dhe nenpunesit e Periferise Qendrore te Ministrise se Transportit Athine, kërkuar nga kryetari i Shoaqtes së Emigrantëve Shqiptar në Greqi , mësuam se ishin dhënë vetëm 70 patenta të konvertuara .

Pra shumë zhurmë për asgjë.