Që e shkuara të mos mbisundoj të sotmen dhe të pengoj të ardhmen.

Aktualitet Kryesore

arbeni ne focusDoc. Arben MALAJ   /  Debati për ngjarjen në Himarë nuk duhet të ushqej rritjen e toneve me nuanca nacionaliste apo fetare. Disa momente që e shkuara të mos mbisundoj të sotmen dhe të pengoj të ardhmen mund të jenë :

– Reagimi publik i Kishës Ortodokse Autoqefale, duhet të vinte nga Tirana, dhe pas takimit të krerëve të kulteve fetare të vendit tonë.

– Reagimi nga Greqia dhe nga takimet me krerët e lartë të shtetit grek e cënon parimin universal dhe kushtetues të ndarjes së shtetit nga feja. Komunitetet fetare në vendin tonë duhet ta ruajnë harmoninë fetare si më të shenjtën vlerë fisnike, edhe për vetë komunitetet e tyre.

– Qeveria greke, deputetët dhe eurodeputetët grek por edhe pala shqiptare nuk duhet të vendosen në qendër të “furtunave mediatike” rreth një ngjarje apo situate konkrete.

Kjo ushqen rritjen e toneve nacionaliste në median e shkruar dhe rrjetet sociale në të dy vendet. Nacionalizmi dhe populizmi dëmtojnë rëndë të ardhmen e tyre.

Këshilli Europës është autoriteti më i lartë dhe kredibël në Europë, për vlerësimin e respektimit të lirive themelore, ku liria ndaj besimit fetare konsiderohet parakusht jetik. ( EU Guidelines on the promotion and protection of freedom of religion or belief . FOREIG AFFAIRS Council meeting Luxembourg, 24 June 2013)

Raporti Vjetor i Departamentit të Shtetit të SHBA, mbi liritë fetare bën analizën dhe vlerësimin për çdo shtet dhe në nivel global.

Anëtarët e stafeve politike të Kryeministrave apo ministrave duhen ndaluar të jenë pjesë e pa autorizuar e deklaratave apo kundër deklaratave të politikanëve në debatet fetare me mbingarkesa ndër qeveritare. Ky është parim i rëndësishëm i Kodit etik të çdo qeverie. Akademikët nuk mund të kufizohen të nxisin apo marrin pjesë në cdo debat për ngjarje dhe personalitete të historisë. Ata punojnë me dhjetra vite në kërkime jo të lehta shkencore për historinë tona mijravjecare, dhe presin në “shteg” që të nxjerin në pah sakrificat, analizat, gjetjet dhe rekomandime për ngjarje apo personalitete të caktuara. Kontributi i positiv i Komitetit Shtetëror për Kultet, në thellimin e harmonisë fetare është objektivi thelbesore dhe detyrimi i perhershëm.

– Komiteti sensibilizohet dhe angazhohet jo vetëm nga shkresat, por në përmbushje të misionit të tij nga vet-inisiativa si edhe nga cdo indikacion publik.

– Komiteti verifikon seriozitetin e ngjarjeve, vlerëson risqet/pasojat potenciale dhe ndërmjetëson zgjidhjen brenda komuniteteve fetare, dhe pas ketij hapi midis tyre dhe qeverisë.

Ishtë një reflektim që dëshiroj të ndaj me ju dhe që në ditët në vijim mund ta thelloj në një shkrim me analitik.