Ngjarrja ka ndodhur sot në mëngjes në Qipro në zonën Geri pas një grindje midis dy komshive, transmenton televizioni SKAJ në Greqi.
Siç deklaroi Zëdhënësi i Shtypit i Policisë, Christos Andreou në deklaratat e tij në vendngjarje, autori i dyshuar 58-vjeçar kishte një debat të fortë me 29-vjeçarin dhe babanë e tij për një vend parkimi.
Detajet e vrasjes së egër të ndodhur të mërkurën në mëngjes në Qipro (Geri), ku autori i dyshuar ishte fqinji i një 29-vjeçari dhe babait të tij 52-vjeçar, janë tronditëse.
Autori i dyshuar fillimisht hodhi domate dhe sulmoi me shkop 29-vjeçarin dhe babanë e tij, pastaj shkoi në shtëpinë e tij dhe u kthye me një armë gjahu, me të cilën ai së pari qëlloi 29-vjeçarin, i cili ra i vdekur në hyrje të shtepisë së babait të tij, dhe më pas qëlloi babanë, i cili u dërgua në Spitalin e Përgjithshëm të Nikosisë që ndodhet në gjendje të rëndë.
Policia ka bere te mundur arrestimin e vrasesit.