COVID-19, të hënën BE vendos për kufizime

Aktualitet

Bashkimi  Evropian,  do të vendosë  të  hënën  vendimin   për  të  hequr  nga  lista e  vendeve  të  treta  të  sigurta epidemiologjikisht, gjithsej  6 vende ku  përfshihet:  Izraeli, Kosova, Leban, Mali i Zi, Maqedonia  e  Veriut dhe Shtetet e Bashkuara.  

Shtetet e mësipërme  gjatë ditëve  të fundit kanë raportuar   për  rritje  të  numtir  të  personave  të  prekur  nga  pandemia  Botërore  Kovid-19, ndaj  dhe shtetet  anëtare  të Bashkimit Evropian do  të  rivensodin  masat  e reja  për  udhëtarët  e 6  vendeve , ndërkohë  vendimi  për  rivendosjen  e  ndalimit  të  hyrjes  për udhëtarët amerikanë  është  marrë  ditën  e  premte por do të shpallet zyrtarisht nesër.

Lista rishikohet çdo dy javë por jo çdo shtet anëtar i BE-së është i detyruar t’a zbatojë.