Arben Malaj : Katër njerëz po “fundosin” qeverinë

Aktualitet

Ish-ministër i Financave dhe Ekonomisë Arben Malaj tha se vendi është në një sfidë të vështirë dhe qeverisa e mirë si e mirë publike duhet t’i ndihmojë shqiptarët dhe t’u ulë pasiguritë. Duke analizuar situatën e borxhit publik në vend, ish-ministri shtoi gjithashtu se 3-4 njerëz të cilët janë pjesë e “Rama 3”që po e gërryejnë qeverinë.

“Shqipëria ka ekspertë dashamirës. Kush punon deri në 5 Taulant Balla? Po punon nëpër kazino dhe nuk gjendet. Sado ti bëjë makiazh Rama qeverisë duhet kuptuar që nuk mund të qeveriset me ta. Nuk qeveriset pa kredibilitet publik. Nuk ka shumë llafe ekonomi, ka tregues të matshëm. Ajo që e menaxhon tërmetin, pandeminë është kredibiliteti në qeveri. Kam analiza të borxheve të gjykatave, të borxheve që nuk publikohen dhe kjo më shqetëson. Ka 3-4 njerëz që po e gërryejnë qeverinë”, tha Malaj MCN Tv.