Ironizimi i gazetarit : Shikojini…Këta të paudhë !

Aktualitet Kryesore

Marshimin në këmbë i banorëve të Zharrëzit për në Tiranë për tu bashkuar protestës së opozitës, nuk i ka shpëtuar syrit të gazetarit Bledian Koka, i cili herë pas herë me të drejtë ka mbajtur qendrim kritik ndaj sjelljes arrogante të qeverisë. Në rrjetin siocial të facebook-ut gazetari edhe këtë radhë me të drejtë ka ironizuar heshtjen e qeverise, për marshimin e banorëve të Zharrësit, zëri i të cilëve ka renë në veshin e shurdhër të kësaj qeverie.

Ja çfarë shkruan në profilin e tij:

Shikojini këta të paudhë, këta zengjinë të Zharrëzit, që kanë marrë rrugën e turpit dhe po vijnë në Tiranë vetëm për një qëllim të ulët. Ata sot e ndërrmarrin këtë rrugë vetëm për të penguar Reformen në Drejtesi dhe nuk kanë asnjë qëllim tjetër. Prandaj kanë braktisur sot ato zgëqet e veta në Zharrëzh, që s’ka Reforme në Drejtësi do t’ia mbronte nga ndërhyrja e ndonjë ambasadori tek prokurori që heton. Dhe sot, këta guerrilas Anti-Reformë kanë edhe paturpësinë të ngrenë zërin kundër heshtjes së atyre që me gjase kanë votuar për t’i mbrojtur dhe shkojnë e strehohen në çadrën e atyre që me 1 milion shuplaka i votuan për t’i shporrur. Sepse sot si banorët e Zharrëzit, si opozita janë në të njëjtin krahë të historisë, atë të bllokimit të Reformës në Drejtësi…

p.s…por vetëm njeri, vetëm ai tashmë është në krahun tjetër