Coronavirusi në Greqi: 3,739 raste, 29 vdekje dhe 356 të intubuar

Greqi

Bie numri i vdekjeve pr rritet numri i intubuarve.

Rastet e reja të koronavirusit sot, e martë, 19 tetor gjatë 24 orëve të fundit në Greqi janë regjistruar 29 vdekje të reja ndërsa 356 pacientë trajtohen me intubim. Rastet e reja arrijnë në 3.739.

Vdekjet e reja të pacientëve me COVID-19 janë 29, ndërsa që nga fillimi i epidemisë janë regjistruar gjithsej 15,447 vdekje. 95.3% kishin sëmundje themelore dhe / ose moshën 70 vjeç e lart.

Numri i pacientëve të trajtuar me intubim është 356 (64.3% meshkuj). Mosha mesatare e tyre është 66 vjeç. 81.7% kanë sëmundje themelore dhe / ose moshën 70 vjeç e lart