Sipas informacioneve bëhet fjalë për një 15-vjeçar, banues në Kolonos, me kombësi shqiptare, ndërsa mësohet se ishte ai që mbante thikën , me të cilën ka plagosur nxënësin 16-vjeçar.
Autoritetet arrestuan një tjetër të mitur të bandës, i cili po përhapte terrorin në Agios Pantelimonas, Sepolia, Kolonos.
Gjatë arrestimit të tij, burime policore bëjnë të ditur se ai ka tentuar të arratiset, duke goditur me grusht efektivët e policisë, të cilët në fund e kanë vënë në pranga.
15-vjeçari dyshohet se ka rrëfyer pjesëmarrjen e tij në bandën që ndër të tjera ka filmuar sulmet e saj të përgjakshme.
Aksioni i bandës së të miturve është tronditës
Anëtarët e bandës goditën me thikë dhe grabitën të mitur të tjerë në Sepolia, Kolonos dhe Agios Panteleimon.
Zbulues është video dokument nga aksioni i bandës së të miturve që sulmonte me thika dhe grushta hekuri të mitur të tjerë që shpëtuan për mrekulli për t’u grabitur apo rrahur pa asnjë arsye.
“Të dënohen se nesër do të shkojnë të qajnë një nënë tjetër, mund të vrasin një fëmijë tjetër këtë herë”, tha nëna e një të mitur viktimë të bandës.
Banda e të miturve e quajtur “familja e holliganëve të Kolonos” ishte bërë frika dhe tmerri në Agios Panteleimon, Sepolia dhe Kolonos, me dhjetëra sulme të përgjakshme të cilat i filmonin me celular dhe i benin video për të treguar fuqinë e tyre ndaj viktimave të tyre.
Motra e njërit prej autorëve të mitur është shokuar, duke mos besuar në veprimin e vëllait të saj, duke folur ekskluzivisht për LIVE NEWS, duke thënë: “Ende nuk mund ta besojmë. Dhe ne jemi në një situatë, qajmë gjithë ditën, të mitë janë shumë të shqetësuar”.
Burimi : TV MEGA