Greqi: 416 raste dhe 5 të vdekur

Greqi

240 raste të infektimit nga coronavirusi janë vetëmnë Atiki.

Rastet aktuale të koronavirusit në Greqi u njoftuan nga EODY. Sipas njoftimit, 416 infeksione të reja të Covid-19, janë regjistruar dhe pesë vdekje të reja në 24 orët e fundit, sot të Martën.

Numri i përgjithshëm i rasteve është 18,123, nga të cilat 56.1% janë burra, ndërsa 59 e rasteve të 24 orëve të fundit janë zbuluar gjatë kontrollit në pikat kufitare të hyrjes.

Numri total i vdekjeve në Greqi është  388, ndërsa 143 vdekje (36.9%) janë gra dhe pjesa tjetër burra.

Mosha mesatare  e viktimave ishte 78 vjeç dhe 96.6% kishin një sëmundje themelore dhe / ose moshën 70 vjeç e lart “.