Tre të plagosur dhe autori i vdekur nga sulm terrorist me armë në Jerusalem (Video)

Bota

Një person u vra dhe tre të tjerë u plagosën në një sulm terrorist me armë zjarri dhe një sulm me thikë në qytetin e vjetër të Jeruzalemit të dielën në mëngjes.

Sulmi u krye nga dy terroristë, njëri i armatosur me automatik dhe tjetri me thikë. Autori u vra, por autori i dytë, i armatosur me thikë, ishte ende në arrati dhe nuk është arrestuar, sipas policisë izraelite.

Terrosisti i vrarë, së bashku me një tjetër 46-vjeçar në gjendje të rëndë, u dërguan në Qendrën Mjekësore Shaare Zedek, ndërsa dy janë në gjendje të lehtë dhe u dërguan në Qendrën Mjekësore Universitare Hadassah në Jerusalem Ein Kerem.

Ky është sulmi i dytë terrorist në katër ditë në qytetin e vjetër.