Parlamenti miratoi propozimin e qeverisë së kryeministrit Mario Draghi. Për realizimin e marrëveshjes do të shpenzohen 136 milionë euro nga Italia
ITALI – Senati italian miratoi me shumicë propozimin e qeverisë për njohjen e viteve të punës të emigrantëve shqiptarë për kohën që kanë punuar në Shqipëri. Organi legjislativ i vendit fqinj vendosi se kjo periudhë kohore do t’u llogaritet shqiptarëve që jetojnë dhe punojnë në Itali pasi të marrin pensionin.
Qeveria e kryeministrit Mario Draghi ka vendosur në dispozicion 136 milionë euro për realizimin e marrëveshjes me Shqipërinë, e cila do të pranohet nga pala italiane në vijim. Kjo marrëveshje do të hyjë në fuqi në vitin 2023 dhe do të funksionojë deri në vitin 2032.
Një propozim i tillë u paraqit në senatin italian vitin e kaluar, por nuk mundi të merrte miratimin e Senatit. Italia njeh vitet e punës në vendet e origjinës për emigrantët nga Malin e ZI, Maqedoni e Veriut, Kosovë, Argjentinë, Tunizi, Bosnje-Hercegovinë, Izrael, Meksikë, Kanada, Brazil etj.
Në lidhje me Shqipërinë bisedimet për pensionet e emigrantëve shqiptarë në Itali nisën në vitin 2013, por mbas 10 vitesh duket se është arritur rezultati i dëshiruar.