Peleshi vizitë zyrtare në Romë: Shqipëria, mision kyç për ruajtjen e orientimit strategjik euroatlantik në rajon

Aktualitet

Në qendër të diskutimit të dy ministrave të Mbrojtjes ishte bashkëpunimi mes dy vendeve në këtë fushë, i cili ndër vite rezulton shumë intensiv.

 

 

Shqipëria ka mision kyç jo vetëm për ruajtjen e paqes dhe sigurisë, por edhe orientimit strategjik euroatlantik në rajon. Kjo u konfirmua nga ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi gjatë vizitës së tij zyrtare në Romë, ku u takua me homologun e tij, z. Lorenzo Guerini.

 

180122

Nga ana e tij, ministri Peleshi e falenderoi përzemërsisht homologun Guerini për mbështetjen e pakushtëzuar të Italisë për Shqipërinë, në rrugën drejt Bashkimit Europian. Duke folur për situatën në Ballkanin Perëndimor, ministri Peleshi theksoi se: “Një përshkallëzim negativ i situatës rrezikon efektin domino për të gjithë rajonin. Në këtë drejtim, Shqipëria dhe shqiptarët në rajon kanë një mision kyç, jo vetëm për ruajtjen e paqes, sigurisë dhe prosperitetit, por edhe për të ruajtur orientimin strategjik euroatlantik të rajonit. Shipëria është e përkushtuar të promovojë ‘Politikën e Dyerve të Hapura’, për të gjitha vendet e rajonit”.

180122

Zoti Peleshi falendëroi ministrin e Mbrojtjes së Republikës së Italisë, z. Guerini për mbështetjen që Italia i jep Kosovës, si edhe për kontributin e Forcave të Armatosura italiane në KFOR . “Kosova mbetet interes kombëtar për Shqipërinë, e cila tashmë me statusin e vendit anëtar në Këshillin e Sigurimit të OKB për periudhën 2022-2023 do të lobojë fuqishëm në rritjen e numrit të vendeve që njohin pavarësinë e saj!”.

Sa i përket bashkëpunimin në kuadër të NATO, të dy ministrat theksuan interesin e përbashkët për një vëmendje të madhe ndaj rreziqeve dhe sfidave që burojnë nga Drejtimi Strategjik Jugor i Aleancës. Me rëndësi u vlerësua rakordimi i qasjes mbi “Konceptin e Ri Strategjik të NATO-s”, i cili pritet të miratohet në Samitin e Madridit, në qershor.

180122

Ministrat e Mbrojtjes të Italisë dhe Shqipërisë ranë dakord për vijimin e bashkëpunimit dypalësh reth sfidave të mbrojtjes kibernetike, apo edhe në fushën e arsimit apo trajnimit, për të cilat ministri Peleshi tha se hapin mjaft dritare mundësish për personelin shqiptar. Dy ministrat ranë dakord gjithashtu të zgjerojnë marrëveshjen aktuale në fushën e mjekësisë ushtarake.
Teksa e falënderoi për mikpritjen, ministri Peleshi e ftoi homologun e tij për një vizitë në Shqipëri.

180122