Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Gledis Nano, së bashku me drejtorinë vendore të Policisë së Korçës kanë bërë analizën vjetore për të gjitha ngjarjet kriminale dhe rastet e shkeljeve që kanë ndodhur në vend.
Sipas të dhënave të publikuara, gjjatë këtij viti, janë evidentuar dhe referuar gjithsej 1888 vepra penale, zbuluar 1808 ose 95.76 % e tyre, me 2217 autorë, nga të cilët 631 arrestuar, 48 ndaluar, 1465 në gjendje të lirë dhe 70 të shpallur në kërkim.
Gjtihashtu janë finalizuar 19 operacione policore, nga të cilët operacioni policor “Perimetri”, i zhvilluar në 73 faza; operacioni “Restart” i zhvilluar në 3 faza dhe operacioni “Udënishti” i zhvilluar në 2 faza, si edhe 14 operacione të tjera që kanë goditur aktivitete të ndryshme kriminale.
Njoftimi:
Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Korçë, më datë 19.01.2022, me pjesëmarrjen e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit Drejtues i Lartë Gledis Nano, Drejtorit të Departamentit për Kufirin dhe Migracionin Drejtues i Lartë Eduart Merkaj dhe Drejtorit të Departamentit të Policisë Kriminale Drejtues i Lartë Tonin VOCAJ dhe të pesë Komisariateve të Policisë në varësi të saj, kanë zhvilluar analizën vjetore të punës për vitin 2021.
Gjatë këtij takimi, janë analizuar objektivat e arritura nga çdo Sektor dhe Komisariat, duke i krahasuar ato me vitin paraardhës dhe masat që duhet të merren në vazhdimësi, për përmirësimin e parametrave të rendit dhe të sigurisë publike në nivel qarku.
- Gjatë këtij viti, janë evidentuar dhe referuar gjithsej 1888 vepra penale, zbuluar 1808 ose 95.76 % e tyre, me 2217 autorë, nga të cilët 631 arrestuar, 48 ndaluar, 1465 në gjendje të lirë dhe 70 të shpallur në kërkim.
- Është rritur efektiviteti i punës parandaluese, i cili pasqyrohet në uljen në total të numrit të veprave penale në 10.22% ose 215 vepra penale më pak dhe rritjen e fuqisë zbuluese me 5 %, kundrejt një viti më parë.
- Janë finalizuar 19 operacione policore, nga të cilët operacioni policor “Perimetri”, i zhvilluar në 73 faza; operacioni “Restart” i zhvilluar në 3 faza dhe operacioni “Udënishti” i zhvilluar në 2 faza, si edhe 14 operacione të tjera që kanë goditur aktivitete të ndryshme kriminale.
- Në drejtim të veprave penale kundër personit, janë evidentuar gjithsej 194 vepra penale nga të cilat janë zbuluar 188 raste, ose 96.9% e tyre. Krahasuar me vitin 2020, janë 19 vepra penale më pak, ose (-8.9%) si më poshtë