Një incident i ri dhune në familje ka ndodhur në Kretë dhe konkretisht në Heraklion. Konkretisht pasditen e së martës një nënë është ankuar se djali i saj 27-vjeçar e ka goditur në fytyrë duke i shkaktuar hematomë në syrin e majtë.
I riu, i cili duket se ishte nën efektin e drogës, më pas ka hedhur benzinë në derën e shtëpisë me qëllim që t’i vërë flakën, gjë që për fat nuk ka arritur ta bëjë, ndërsa ka kërcënuar nënën e tij 44-vjeçare, me një objekt të mprehtë. Në vendngjarje kanë mbërritur efektivët e policisë së të Heraklios, të cilët kanë arrestuar 27-vjeçarin, i cili ka shqetesuar sërish autoritetet në të kaluarën.
Burimi: eKriti.gr