Shpërthim i fortë në Athinë

Greqi

Një shpërthim i fuqishëm ndodhi pak para orës 7 të mëngjesit të së mërkurës në një kat i ndërmjetëm të një ndërtese gjashtëkatëshe në rrugën Syggrou 3. Ne katin perdhe te pallatit ndodhet nje dyqan me produkte bio, ne katin e mesit ndodhet nje apartament, ne katin e pare eshte nje apartament ne renovim.

Nga shpërthimi ka një të plagosur, i cili ndodhej në katin përdhesë të pallatit dhe është transportuar me ambulancën e EKAB-it në Spital. Bëhet fjalë për një 78-vjeçar i cili ka djegie në gjymtyrët e sipërme dhe të poshtme. Ai u dërgua me shpejtësi në sallën e operacionit.

Vala goditëse theu xhamat në një rreze deri 200 metra larg, ndërsa zjarri shpërtheu menjëherë. Për të shuar zjarrin, i cili u vu nën kontroll pak pas orës 8 të mëngjesit, në vendngjarje kanë shkuar tetëmbëdhjetë zjarrfikës me gjashtë automjete dhe një shkallë speciale.