Përmirësimi i motit i konstatuar në vend gjatë 24 orëve të fundit në vend do të zgjasë vetëm disa orë pasi nga e marta vjen moti i ri i keq me reshje shiu, stuhi, borë dhe erëra të stuhishme.
EMY ka nxjerrë një buletin të ri të përkeqësimit të motit, në të cilin thekson se moti i keq do të zgjasë deri të enjten.
Reshjet e borës priten të kenë kryesisht në zonat malore dhe gjysmëmalore në pjesën qendrore dhe veriore të vendit. Si do të zhvillohet moti i keq?
E martë, 1 shkurt
Reshje të dendura shiu dhe bubullima vende-vende do të ketë nga mesdita në Ishujt Jon, Epir dhe Sterenë perëndimore, pasdite në Peloponezin perëndimor dhe në mbrëmje në Maqedoninë lindore, Thrakinë dhe ishujt e Egjeut lindor. Reshje bore do të ketë në Maqedoninë perëndimore dhe në zonat malore – gjysmëmalore të Epirit dhe gradualisht në Maqedoninë qendrore dhe lindore dhe në Thrakinë. Në dete do të mbizotërojë erë e stuhishme jugore jugperëndimore, intensiteti i të cilave lokalisht do të arrijë në 8 dhe ndoshta 9 Bofort.