Greqia edhe pse ka një borxh të jashtëm me një vlerë prej 341 miliardë euro, baras me 206% të PPB-së (Prodhimi i Brendshëm Bruto) ka mbështetur shtresën e varfër në kohë pandehmie dhe sot nga rritjet e mëdha të çmimeve të naftës, gazit dhe energjisë elektrike. Rritje po shkaktojnë probleme në shoqëri, por edhe në shtrenjtësimin në ushqime ka ndikuar si kudo që shoqëria dhe konsumi janë prekur prej tyre.
Greqia jep kompesime në 12 kategori të ndryshme për të mbështetur sado pak shtresën e varfër. Janë rritjet e mëdha të çmimeve të naftës, gazit dhe energjisë elektrike po shkaktojnë probleme në shoqëri, por edhe në shtrenjtësimin në ushqime.
Sipas eksperteve një familje me katër anëtarë në mars 2021 ka paguar 300 euro në supermarket dhe në mars 2022 ka paguar 420 euro, pra një rritje prej 40%.
Sot shoqëria dhe konsumi janë prekur prej tyre. Shporta e ushqimeve të përditëshme në supërmarkete është rritur në 40 % në krahasim me vitin e shkuar. Gjithashtu qeveria e Greqisë për trajtimin e pandemisë koronavirus COVID-19, mbeshtet me kompesime te moshuarit dhe invalidet me 200 euro.
Ja paketa e kompesimeve:
Kompesime për gratë shtazane
Kompesime për paunësinë
Kompesime për shtrenjtësinë
Kompesime për Pashkët
Kompesime për energjinë
Kompesime për karburantin
Kompesime për fëmfijët
Kompesime për bujqësinë
Kompesime për ngrohje me naftë dhe gazë
Kompesime për bizneset
Kompesime për turizmin
Kompesime për invalidët
Kompesime për të moshuarit
Këto kompesime bëhen në një kohë kur borxhi i jashtëm i Greqisë në këto 5 vitet e fundit është si më poshtë:
viti 2016 – 315 miliardë euro.
viti 2017- 317 miliardë
viti 2018 – 334.7 miliardë euro
viti 2019 – 331 miliardë euro
viti 2020 – 341 miliardë euro, baras me 206% të PPB-së.
Në vitin 2010 borxhi ishte 434.3 miliardë euro…