COVID-19 NË GREQI/ SHËNOHEN 3.651 RASTE TË REJA DHE 63 HUMBJE JETE

Greqi

.Janë ulur rastet e reja me Covid-19 në Greqi. Ministria e Shëndetësisë bën me dije se gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 3651 raste të reja.

Numri i përgjithshëm i rasteve qe nga nisja e pandemise është 728.210. Ndërkohë kemi një përkeqësim të situatës për sa i përket fataliteteve numri i të cilave është trefishuar.

Në 24 orët e fundit 63 qytetarë nuk e kanë fituar dot betejën me Covid, ndërsa që nga fillimi i epidemisë janë regjistruar gjithsej 15770 vdekje.