Hapet sot, më 7 Prill, Platforma e Vaksinimit për vaksinimin me dozë të 4-të mbi 80 vjeç, si dhe më pas do të hapet edhe për qytetarët mbi 60 vjeç.
Hapja e platformës do të jetë graduale, sipas grupmoshave për dekadë. Kështu pas moshës 80 vjeç do të vijojë javën e ardhshme hapja e platformës së takimeve për grupmoshat 70-79 dhe më pas për grupmoshat 60-69.
Për vaksinimin e dozës se dytë janë rreth 1.3 milionë qytetarë mbi 60 vjeç. Në personat që janë sëmurë pas administrimit të dozës së parë përforcuese, nuk rekomandohet një dozë e dytë përforcuese. Kujtohet se nga data 20 janar, qytetarët që i përkasin grupit të imunitetit të dobësuar vaksinohen me dozën e katërt të vaksinës kundër Covid-19. Doza e dytë përforcuese për këtë grup jepet 3 muaj pas përforcuesit të parë. Në grupin e mësipërm përfshihen edhe fëmijët dhe adoleshentët 12 deri në 17 vjeç me imunosupresion dhe sëmundje me rrezik të lartë.