Voridis takohet me homologun shqiptar për Reformën e Administratës Publike

Greqi

Ministri i Brendshëm Makis Voridis u takua me homologun e tij shqiptar Bledi Çuçi me objekt kryesor mundësinë e ofrimit të njohurive për Shqipërinë në çështjet e reformës në Administratën Publike, raporton Zougla.gr

Për këtë qëllim, u vu si prioritet shfrytëzimi i programeve të reformës administrative të Komisionit Evropian në të cilin merr pjesë Greqia.

Sipas Ministrisë së Brendshme, një fushë e përbashkët mirëkuptimi është evidentuar edhe për çështjen e ushtrimit të së drejtës së votës nga shtetasit të dy vendeve në vendbanimin e tyre. Në të njëjtën kohë është mirptitur edhe propozimi  z. Çuçi për forcimin e bashkëpunimit ndërkufitar mes komunave fqinje. Nga pala greke, në takim morën pjesë Sekretarja e Përgjithshme e Burimeve Njerëzore, Vivi Charalambogianni, Ushtruese e Detyrës së Sekretarit të Ministrisë së Brendshme, Georgia Valatsou, Presidentja e E.K.K.D.A. Paraskevi Dramalioti, kreu i Shërbimit Koordinues të Ministrisë së Brendshme, Ioannis Mathioudakis, si dhe drejtori i ministrit Theodosis Athanasas. Z. Çuçi shoqërohej nga Ambasadorja e Republikës së Shqipërisë në Greqi Luela Hajdaraga, Zëvendësministri i Brendshëm i Shqipërisë Andi Mahila, Drejtoresha e Lorena Pullumbi,  këshilltar Alket Braho,  si dhe Eva Kollobani, me detyrë Oficere Ndërlidhëse e Policisë së Shtetit në Ambasadën e Republikës së Shqipërisë në Athinë, Zëvendësambasador i Ambasadës së Republikës së Shqipërisë në Athinë znj. Elvira Isufi,  kryebashkiaku i Dropolit dhe Pogonit Dhimitris Tolis.

Burimi:  ZOUGLA.gr