Çfarë ndodh me trupin tuaj kur merrni frymë me gojë?

Shendeti

Kur bëhet fjalë për frymëmarrjen përmes gojës, më së shpeshti, plotësisht pa vetëdije, ndodh gjatë natës. Gjatë stinës së alergjive dhe motit të ndryshueshëm, kur ftohjet janë të shpeshta, njerëzit marrin frymë nga goja për shkak të kongjestionit të hundës.

Nëse keni hundë të bllokuar, duhet të zbuloni shkakun dhe ta trajtoni atë. Por frymëmarrja përmes gojës është një zakon i dëmshëm dhe mund të ketë efekte negative në shëndet. Ja se si ndikon në trupin tuaj:

Dhëmbët

Shoqata Amerikane e Stomatologjisë shpjegon se thahet zgavra e gojës. Mungesa e pështymës lejon që bakteret të shumohen në gojë. Kjo është arsyeja pse njerëzit që shpesh marrin frymë përmes gojës janë më të rrezikuar nga kariesi.

Frymëmarrja me gojë mund të ndikojë gjithashtu në shëndetin e fëmijës. Biblioteka Kombëtare Mjekësore Amerikane thotë se fëmijët që marrin frymë përmes gojës kanë një rrezik në rritje të dhëmbëve të shtrembër dhe kafshimeve të pasakta.

Fytyra ndryshon formë

Ju përkuleni

Kur merrni frymë përmes gojës, supet tuaja bien dhe koka juaj lëviz përpara, edhe pse mund të mos jeni të vetëdijshëm për këtë. Trupi juaj përkulet përpara, si rezultat i përpjekjes për të zgjeruar organet tuaja të frymëmarrjes. /abcnews.al