Pamje nga pusi në Mallakastër: Një 38-vjeçar ndërroi jetë e një tjetër mori lëndime, në spital edhe zjarrfikësi që i nxori (VIDEO)

Aktualitet

Fax News ka siguruar pamje nga trualli ku Bledar Bregu dhe Besnik Veliaj ishin duke punuar për hapjen e një pusi. Për fat të keq, për arsye që ende nuk janë zbardhur ata u rrëzuan në pus duke bërë që njëri të merrte lëndime dhe tjetri të ndërrojë jetë.

Dyshimet janë që 33-vjeçari Bregu dhe 38-vjeçari Veliaj, i cili ndërroi jetë në spital, të jenë asfiksuar nga gazi që lëshonte pompa me të cilën po bënin shpimin e pusit. Ndërkohë, policia njofton se i lënduar ka mbetur edhe një zjarrfikës 44-vjeçar i cili i nxori dy burrat jashtë pusit. Ai bëhet e ditur se ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Dy burrat u nxorën të gjallë nga pusi, por Veliaj ndërroi jetë rrugës për në spital, ndërsa 33-vjeçari tjetër ndodhet jashtë rrezikut për jetën.