SHBA i dhuron Shqipërisë të tjera teste për COVID-19…

Aktualitet Kryesore

Shtetet e Bashkuara të Amerikës i kanë dhuruar Shqipërisë teste të reja për Covid-19.

Lidhur me këtë ka reaguar edhe ambasadorja e SHBA në Shqipëri Yuri Kim e cila thekson se bashkë me testet është dhuruar një makinë që përshpejton realizim e tyre në një kohë të caktuar.

Kim thotë se aleatët qëndrojnë pranë njëri-tjetrit në raste nevoje.

SHBA dorëzoi më shumë teste për Covid-19 në Institutin e Shëndetit Publik dhe Spitalin Nënë Tereza këtë javë, duke shkuar në 32 160 teste të dhuruar deri tani.

USAID dhuroi gjithashtu një makinë të automatizuar nxjerrëse e cila pastron ARN-në duke ndihmuar stafin e ISHP-së që të përpunojë më shumë teste në një kohë të caktuar.

Aleatët gjithmonë ndihmojnë njëri-tjetrin në raste nevoje”, shkruan Kim./abcnews.al