Për herë të parë në 20 vitet e fundit, euro bie poshtë dollarit (Arsyet)

Ekonomi

Një euro u këmbye 0,998 dollarë në tregun valutor në orën 12:45 GMT, me një rënie prej 0,4% në tregtimin e ditës. Frika se Rusia mund të kufizojë furnizimet e Evropës me energji kanë rritur shanset për recesion në zonën e euros.

Banka Qendrore Evropiane ka mbetur prapa bankave të tjera qendrore në rritjen e normave, duke dobësuar më tej euron.

Monedhat priren të rriten kur banka qendrore përkatëse rrit normat e interesit, pasi investitorët ndërkombëtarë shikojnë një kthim më të madh për mbajtjen e aktiveve me çmim në atë monedhë.

Dollari ka qenë gjithashtu i fortë muajt e fundit, i nxitur nga rritja e normave të interesit nga banka qendrore amerikane dhe investitorët që kërkojnë strehën e sigurt të aktiveve të dollarit në kohë trazirash globale.