Ish-pronarët, 1 mijë emrat e miratuar prej agjencisë

1363

Nga Neritan Gjergo

Gazeta “Shekulli” boton sot emrat e fundit të pronarëve që kanë aplikuar në vitin 1995, të cilët do të futen zyrtarisht për kompensim financiar ose fizik në regjistrin e Agjencisë së Trajtimit të Pronave. Me zbardhjen e këtyre emrave, tashmë përmbyllet 1/3 e vlerësimeve, ndërsa shifra e përgjithshme për 26 mijë vendime do të përmbyllet në brenda vitit 2019.  Sipas ligjit të ri, pronarët që kanë emrin më poshtë nuk do ta tërheqin kompensimin financiar menjëherë, por do të presin në një fazë tjetër, e cila do të njoftohet zyrtarisht nga ATP. Në rast se ata nuk pranojnë, ose nuk janë të kënaqur me vlerën, ata nuk mund të ankimojnë.

Megjithatë, ligji i ri ka një formulë për llogaritjen e shumës së kompensimit, sikurse ka edhe disa skema të tjera kompensimi, për të cilat Agjencia do të shpallë në mënyrë periodike listat e pronarëve të mëposhtëm që do të aplikojnë për të përfituar kompensimin financiar a fizik. Kështu, në rast se institucioni merr vendim për njohje dhe kompensim fizik në pronën e subjektit, prona vlerësohet në 4 mënyra. Prona e njohur për kompensim vlerësohet në bazë të zërit kadastral që ka pasur në kohën e shpronësimit. Së dyti, prona e kthyer vlerësohet sipas zërit kadastral aktual të saj dhe sipas zërit kadastral që ka pasur në kohën e shpronësimit, duke llogaritur diferencën e vlerës, që do të rezultojë nga ndryshimi i zërit kadastral.

Trojet

Për kryerjen e kompensimit fizik, prioritet kanë pronat publike brenda zonave me përparësi zhvillimin e turizmit, të përcaktuara në mbështetje të ligjit “Për zhvillimin e zonave që kanë përparësi turizmin”. Trojet e dhëna me kompensim në zonat turistike duhet të përdoren vetëm në përputhje me masterplanin për zhvillimin e turizmit dhe planet rregulluese respektive të territorit, të miratuara në zbatim të tij. Sipërfaqet e caktuara për kompensim publikohen në Fletoren Zyrtare, duke bërë të ditur si kategoritë, ashtu edhe vlerat e tyre. Vlera e pronës që kompensohet nxirret, duke u bazuar në çmimin e tregut, llojin e pasurisë dhe qëllimin e përdorimit të saj, sipas standardeve ndërkombëtare të vlerësimit të pasurisë së paluajtshme. Procesit të vlerësimit të pronës, sipas përcaktimit në pikën 1 të nenit, i nënshtrohet toka edhe toka dhe objektet ndërtimore. Në këto të fundit përfshihen ndërtesat dhe strukturat inxhinierike, që e gëzojnë këtë cilësi sipas legjislacionit.




Këtë e pëlqejnë %d blogues: