Shkarkimi i Arben Ahmetajt, kush janë deputetët e opozitës që votuan kundër largimit të tij

Politika

Ish-zv-kryeministri Arben Ahmetaj u shkarkua të enjten në Kuvend pas hedhjes në votim të vendimit të firmosur nga kryeministri Edi Rama pak ditë më parë.

Shkarkimi i tij u miratua me 103 vota pro, ndërkohë që vetëm tre deputetë që ishin të pranishëm në sallë kanë votuar kundër. Në listën e deputetëve që kanë votuar kundër vendimit të kryeministrit Edi Rama, kanë qenë tre deputetët e LSI, Monika Kryemadhi, Petrit Vasili dhe Erisa Xhixho ata që kanë ngritur ‘kartonin’ e kuq për shkarkimin e Ahmetajt.

Këta tre deputetë kanë votuar kundër edhe dy vendimeve të tjera të kryeministrit Edi Rama për ndryshimet në qeveri, konkretisht emërimin e Belinda Ballukut në postin e zv/kryeministre dhe atë të Majlinda Dhukës si ministër Shteti dhe Kryenegociatore.