RUDINA PAPAJANI/
Ku gjendet e bukura tek një femër. Ku enden shpresat, kujtimet, ditët e saponjohura prej saj ?
Ato lindin kaq butësisht si një simfoni e shkruar me nota e tinguj të rinj. Aty ajo dashuron ëmbëlsisht dhe stinët i kthen pranverë në zemrën e atij. Sepse mbas cdo zemre fshihet bulëzimi i çdo gëzimi, lumturie të munguar që dashur pa dashur merr formën e erës që shkund shkujdesur petale të njoma.
Ku gjendet liria te një grua ?
Te forca që vjen kompozim e e dritë emocioni në një lakolizëm elegant ku jepet tërësia e të vërtetave me të dhënat e të pathënat skalitur në kujtesë. Provo të shkelësh mbi dhembjen e një femre, provo t’i shembësh shpirtin dhe do të ndjesh fundin e një jete.
Ëndrat e saj janë të pasosura, përherë prodhon produktivitet, vlerë të merituar përkrah burrit. Në emër të jetës ajo jep vlerë, rreth të artë, vullnet e shpirt këmbëngulës si një nënë, motër, bashkëshorte e mirë.
Vetëdija e saj në shoqëri nxjerrë vitalitetin, qëllimin që i jep vetes jo vetëm si një forcë riprodhuese, por edhe si një femër në karierë që ecën përpara drejt një rrugëtimi në drejtimin e duhur.
E ardhmja e saj sjell pozitivitet, rezultatin që nesër të jetë një grua e motivuar në shoqëri e familje. Në jetën e çdo femre shihet një personalitet në ngritje, një botë emocionale plot jetë jashtë kontradiktave dhe imazheve të remë.
Duke “luftuar”përditë pak nga pak kjo grua arrin të hedh hapin e duhur te objektivat që i ka vënë vetes, sepse liria e saj ngelet ngjyra plot dritë, paqja e brendshme me ndjenjën e një identiteti ku ekuilibri dhe forca kreative gjen peshoren e vet…