Greqi: Trupi gjysmë i groposur i përket këtij shqiptari (emri)

106

Portali Focus News.al, ka bërë të mundur të zbulojë idenditetin e trupit të gjysmë i groposur dhe i dekompozuar plotësisht në Muriqi të Thivës, që u zbulua më 19/09/2022 nga puna që po kryente një eskavator pas punimeve për instalimin e një tubacioni nëntokësor.

Eshtë policia greke që ka gjetur trupin e viktimës dhe pas verifikimit dhe ka krijuar lidhje me Shoqatën e Emigrantëve Shqiptarë në Greqi, e cila nga ana e saj eshtë lidhur për kët ngarrje me pjesëtarët e familjes të ndjerit nga Elbasani. Sipas Shoqatës për momentin viktima ndodhet në morgun e Athinës për të përfunduar ekspertizat ligjore për të verifikuar nëse ka pasur vdekje të dhunshme.

Kjo shqoatë po bashkëpunon me institucionet greke për të zbadhur dhe të bëjë të mundur transportin e viktimës për në Shqipëri.

Por…?

Dyshohet se viktima mund të jetë Ilir Rrasa 45 vjeç nga Elbasani, pasi në trupin e tij u gjend karta e idenditetit me emrin e tij. Mësohet se në vitin 2011, sëbashku edhe me dy të tjerë ai është dënuar për vjedhje lokalesh, ku ka dalë nga burgu më 2014. Pas daljes nga burgu Ai nuk është akuzuar kurrë si kriminel. Sipas Sh0qates se Enigrantëve Shqiptarë në Greqi, Policia e Thives ka deklaruar se personi nuk është në kërkim për vepër penale.

Lidhur me kete ngjarrje focus news.al u interesuar prane autoriteteve shqiptare për të mësuar nga sistemi TIMS levizjen e fundit të shqiptarit, por ishte e pamundur pasinky sistem për momentin nuk punon.

Kjo vdekje e çon ne 221 numrin e viktima shqiptarë në Greqi. Për këtë ngjarrje ashtu edhe të mëparshme duhet një hetim i përbashkët midis dy vendeve.

Shpëtim Zinxhiria/Athinë

 

 

 

 




Këtë e pëlqejnë %d blogues: