Në burgun Domokos një 48-vjeçar shtetas shqiptar mer leje nga burgu dhe nuk u kthye më, tashmë 48-vjeçari është klasifikuar si i arratisur dhe në kërkim.
Kanë kaluar tre ditë dhe shqiptari ende nuk është kthyer ne burg…
Një incident “arratisjeje” nga burgjet e Domokos ka preokupuar ELAS-in në 48 orët e fundit, pasi ishte një i burgosur shqiptar që vuante dënimin e përjetshëm në Qendrën e Paraburgimit në Fthiotidë.
I burgosuri ka shfrytëzuar lejen e rregullt që kishte siguruar dhe është dashur të kthehet të enjten më 6 tetor në burgje. Megjithatë, ai nuk ka përmbushur detyrimin e tij, për çka është vënë në dijeni AT Domokou dhe tashmë është klasifikuar si i arratisur.
Sipas LamiaReport, 48-vjeçari u dënua si anëtar i një organizate kriminale për shkelje të drogës dhe armëve, vepra për të cilat u dënua me burgim të përjetshëm.