Coronavirus: 43 të vdekur dhe 64 të intubuar javën e fundit në Greqi

Greqi

EODY publikoi raportin e ri javor të mbikëqyrjes epidemiologjike të Infeksioneve të frymëmarrjes, në të cilin janë shënuar 43 vdekje nga koronavirusi dhe një nga gripi.Numri i pacientëve të intubuar me infeksion COVID-19 është 64, gjithashtu numri i pranimeve për COVID-19 ka shënuar rritje krahasuar me atë të mëparshëm.

Sipas raportit të EODY, në javën 17 prill deri më 23 prill, në spitale janë intubuar me koronavirus 64 persona, ndërsa është shënuar një vdekje e re nga gripi.
Janë regjistruar 43 vdekje me një moshë mesatare 85 vjeç ( 60-97 vjeç)