Ministrja Olta Xhaçka, ka reaguar për tensionet në veri të Kosovës.
Nëpërmjet një statusi në ‘Twitter”, Xhaçka për thirrje për dialog mes palëve, ndërsa thekson se kjo është e vetmja rrugë për të normalizuar marrëdhëniet mes Kosovës dhe Serbisë.
REAGIMI:
Sulmet e dhunshme të paprovokuara kundër forcave të KFOR-it dhe shtypit janë të papranueshme dhe duhet të ndalen menjëherë.
Shprehim mbështetjen tonë të plotë për KFOR-in dhe urojmë shërim të shpejtë për ushtarët e lënduar.
Ç’tensionimi i situatës së krijuar është kyç në këtë moment.
Dialogu i ndërmjetësuar nga BE-ja 🇪🇺 është rruga drejt normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës 🇽🇰 dhe Serbisë 🇷🇸 dhe njohjes reciproke që do të sigurojë stabilitet të qëndrueshëm në rajonin tonë.
(BalkanWeb)