Selanik: Shqiptari që vrau 21-vjeçaren drejtonte makinën pa patentë dhe me 104 km në orë

Aktualitet

27-vjeçari kishte plagosur për vdekje studenten 21-vjeçare dhe e kishte lënë të gjakosur në asfalt, ndërsa pasagjerja e tij u shpall i pafajshëm

Drejtuesi 27-vjeçar i makinës që tërhoqi zvarrë dhe la studenten 21-vjeçare të mbuluar me gjak në asfalt nëntorin e kaluar, në qendër të Selanikut, është dërguar në Gjykatën e Apelit Penal të Selanikut prej tre anëtarësh. për të dalë në gjyq, për pasojë ku humbi jetën 21-vjeçarja
Sipas raportit të Këshillit të Drejtësisë Penale, arsyetimi i të cilit publikohet nga “protothema.gr”, 27-vjeçari me origjinë shqiptare, është dërguar në gjyq për drejtim mjeti të rrezikshëm pa patentë me pasojë vdekje.
Raporti përjashton pasagjeren 20-vjeçare të mjetit e cila akuzohej për bashkëpunim në drejtim të rrezikshëm dhe braktisje të përgjegjësive penale.