Malaj: Koha për një diskutim të përbashkët, për të luftuar kanabisin

896

arbeni profil-2Prof. Doc. Arben MALAJ  /  Fitimi i luftës kundër kanabizimit të vendit tonë imponon një angazhim gjithëpërfshirës, sepse kjo është lufta më e vështirë dhe me pasoja shumë të rënda sociale, ekonomike dhe buxhetore për individët, për familjet dhe për buxhetin e shtetit, prandaj duhet ndalur tani.

Në aspektin afatshkurtër prioritet është lufta për shkatërrimin e parcelave dhe mbjelljeve të reja. Në aspektin afatmesem dhe afatgjatë kjo nuk funksionon. Kërkohet një strategji kombëtare dhe të integruar që duhet të ketë në qendër krijimin e mundësive reale në luftën kundër varfërisë dhe mundësive për të ardhura reale për çdo familje. Kjo mund të nis me amnisti vetëm për kultivuesit individual, jo për kultivuesit, tregtarët dhe ndërmjetësit në tregtinë me shumicë të drogave.

Amnisti mund të ofrohet edhe për përdoruesit individual në sasira të vogla. Janë qindra të rinj që janë përdorues dhe ky trend rritet. Ky trend bënë të domosdoshëm fokusimin tek parandalimi me shumë së sa tek ashpërsimi i penaliteteve për këta përdorues.

Në menaxhimin e financave thuhet se një lek për parandalim kursen një milion lekë në luftimin e sëmundjeve.

Po kështu në teoritë shkencore, individët reagojnë me pozitivisht ndaj inventivave së sa ndaj penaliteteve.

Moment i rëndësishëm i strategjisë kombëtare kundër kanabizimit duhet të jetë krijimi i një fondi kombëtar, ku përfshihen së pari fondet që do të shkurtohen nga drejtoria e burgjeve për të amnistuarit të cilat duhet të jenë burime financiare për grante ose kredi të buta për biznes të ligjshëm për këto familje, duke filluar nga zonat më të varfëra.

Në këtë fond të bashkohen fonde të tjera të qeverisë shqiptare, fonde të donatorëve multilateral dhe bilateral.

Më konkretisht, kostot direkte dhe indirekte e të burgosurve për aktivitet individual në kultivimin e drogës janë shumë të rënda dhe shumë dimensionale.

  1. Duke burgosur një prej familjarëve të tyre rriten risqet që të “prodhojmë” tre individë potencialisht më të varfër dhe më të mundshëm të bëhën pjesë e aktiviteteve kriminale.
  2. Kostot e buxhetit janë rritur ndjeshëm, kjo sjell reduktim ose mos rritje reale të shpenzimeve për arsim, shëndetësi dhe kohezion social. Kjo dëmton rrënjet e rritjes së punësimit dhe mirëqënies.
  3. Kur një familje ka një të burgosur, struktura e shpenzimeve të buxhetit të saj ndryshon rrënjësisht, ata përballojnë koston e rëndë për të burgosurin dhe reduktojnë ndjeshëm mbështetjen e fëmijëve të tyre për arsim, dhe të moshuarve për kujdes shëndetësor dhe ushqime.

Deri tani ka shumë studime, ka shumë analiza, ka shumë të dhëna , por akoma ka vazhon në rritje trendi i përkeqësuar në kultivimin e drogave, më me shumë të arestuar dhe rritje shumëfishë të kostove buxhetore individuale, familjare dhe të buxhetit të shtetit.

arbeni kunder kanabisit

Kërkesa nga përdoruesit e drogave kudo në botë po rritet, kjo rrit çmimet dhe fitimet e kriminelëve.

Lufta kundër tyre është shumë e vështirë por pa e fituar këtë luftë ne rrezikohemi që nga disa individë, apo disa zona të ndryshme të vendit, të jemi një vend nën thundrën e tyre.

Kjo do të ishte tragjike për të gjithë ne, për fëmijët tanë, për familjet tona, për vendin dhe kombin tonë.

Është koha për një diskutim të përbashkët mes studjuesve, qeveritarëve në nivel vendor dhe qëndror, OJQ-ve dhe donatorëve për ta luftuar kanabizimin e vendit tonë.

Arben Malaj

Rektor, Shluj “LUARASI”




Këtë e pëlqejnë %d blogues: