Qeveria Rama ka reaguar me urgjencë duke shkarkuar nga detyra kryebashkiakun socialist të Kukësit, Safet Gjicin, të cilit iu publikua në media një video-skandal.
Rama firmosi largimin e Safet Gjicit nga detyra, kurse SPAK ka nisur një hetim pas publikimit të videos erotike ku kryebashkiaku socialist shfaqet duke kryer marrëdhënie intime me një femër në zyrën e tij në Bashkinë e Kukësit.
“Sot në fakt këshilli i Ministrave mori një vendim për shkarkimin e menjëhershëm të kryetarit të bashkisë së Kukësit”, tha shkurtimisht ministrja Delina Ibrahimaj. Pak minuta më parë, Gjici ka pranuar që me vajzën që shfaqet në video ka pasur një marrëdhënie intime prej disa kohësh, por nënvizon se gjesti është i pajustifikueshëm dhe ndaj ka vendosur të dorëhiqet.