Video intime në zyrë,tragon Gjici dhe merr vendimin ekstrem: Me vajzën…

Aktualitet

Safet Gjici ka dhënë menjëherë dorëheqjen nga kreu i bashkisë së Kukësit pas videos të publikuar së fundmi ku shfaqej duke kryer marrëdhënie seksuale në zyrën e tij.

Në reagimin e bërë, Gjici shkruan se ka qenë një kurth i parapërgatitur nga kundërshtarët politikë, ndersa ka pranuar se me vajzën prej kohesh kishte nje lidhje intime.

Ndjesë të thellë publike çdokujt që sot ka parë atë material të shëmtuar video. Pas një fushate dhe përballjeje jo të lehtë me kundërshtarët e mi, fatkeqësisht unë rash pre e një kurthi të përgatitur me detaje nga e njëjta dorë njerëzish me të cilët u përballa në zgjedhje. Jam shumë i keqardhur për ngjarjen dhe jam mëse i qartë se në këtë situatë nuk ka vlerë asnjë lloj sqarimi. Prej disa kohësh unë kam një marrëdhënie intime me vajzën në fjalë por sigurisht nuk kam asnjë justifikim për atë çka ka ndodhur pavarërisht se i rënë në kurth. Nuk mund të jem më unë njeriu që punon në atë zyrë shteti pasi e kam tradhëtuar besimin e atyre mijëra njerëzve që besuan e punuan me mua për ta bërë Kukësin një qytet gjithnjë e më të mire”- shkruan Gjici.