Ikja.

Kulture Letersi

Nga Agim Basha /

Baba, kam mall, dua të vij atje…!

Dëgjoi një zë si nëpër mugullirë që, nuk e përcaktoi dot nëse ishte vërtet I tij apo dikush tjetër kishte folur aty pranë. Befas pa të shfaqej si në një ekran të sajuar me një cohë të bardhë, si ata ekranet e kinemave të dikurshme që sajoheshin me një çarçaf gjumi të bardhë dhe drejt tij hidhte figurinat projektori, e të cilat ktheheshin në forma trupash që flisnin dhe lëviznin. Pra, pa të shfaqej si në një imazh fytyra e të jatit…- I cili ju përgjigj prerë dhe shkurt – Jo tani, bir është herët akoma për ty! -Dhe silueta e tij u zhduk, humbi si një hije, po aq shpejt sa edhe u shfaq pak më pare.
Sidriti u rrotullua edhe njëherë në krahun tjetër në shtratin ku flinte prej vitesH. Por nuk gjeti përsëri rehatin që mendoi se mund ta qetësonte, bëri të çohej gjysëm ulur por e kishte shumë të rënduar trupin.
Ndjeu në boshllëk të madh në gjoks.
U rrotullua përsëri në krevat duke e mbledhur lëmsh mbulesën e hollë dhe të tejdukshme që e kishte hedhur mbi vete më tepër për ta mbrojtur nga mushkonjat sadopak të cilt kafshonin si ca qen të tërbuar…
Pas rrotullimit tjetër që bëri ndjeu një shqetësim tjetër edhe më të madh në gjoks. Ndjeu një shtërngim në lukth të gjoksit dhe një dhimbje ti lëvizte nëpër brinjë. Një dhimbje që nuk e përcaktonte dot se ku,në cilën pjesë të shpinës mund të ishte…
Hodhi tej mbulesën e hollë dhe të tejdukshme dhe u ngrit. Ndjeu nevojën të pinte diçka. Piu një gllënjkë ujë nga një gotë që ishte mbi komodinën pranë shtratit ku flinte. Edhe uji ju duk se kishte një shije të hidhur.
E la gotten përsëri mbi komodinë. Por lëmshi që e shtërngonte në gjoks dhe,akoma më keq mendimi se kishte folur me babanë nuk e lanë të lire përsëri. Ju mbushën sytë me lot. Kishte shumë vite pa e parë babanë. Ai kishte ikur një ditë të largët shtatori,në atë vendin e shenjtë, të përjetshëm. Rreth pesëmbëdhjet vite më pare.
Tre muaj më vonë se ajo ditë e zezë që i mori babain, erdhi në jetë djali I tij I vogël. Sikur e solli zoti vetë,për të fashitur nëse ishte e mundur sadopak dhimbjen për babanë. I cili nuk e njohu kurrë gjyshin e tij…
Sidriti donte të telefononte motrën e tij, e cila banonte me familjen e vet në po atë qytet ku prej vitesh prehej babai. Ishte herët për të telefonuar që në këtë orë të mëngjesit, do të priste të telefononte më vonë.
Kujtimet për babain e sulmuan gjithandej. Ndodhej larg prej aty, në një vend të huaj ku, edhe malli për nënën, babanë, të afërmit , sikur ja shumëfishonte. Për ta torturuar. Kishte ikur shumë I ri nga vendi tij. Nga shtëpia e vjetër, nga të afërmit, miqtë, shokët, të njohurit e të panjohurit…
Sa do të donte ti shihte përsëri, si dikur. Nga kujtimet që e ngacmonin,sikur e bënin qëllimisht, gjithmonë. – Jo,ti nuk do të ikësh,i kishte thënë një ditë babai. Nëse duhet,do të shkoj unë. Mbahem mirë,akoma,-kujtoi se I kishte thënë…Ti,duhesh për të punuar dhe ndërtuar këtu, këtë vend që na e lane të parët…
Ti je i ri I tha. Dhe, ky vend ka nevojë për rininë. Për fuqinë e mendjes dhe dorës së brezit tuaj. Jo i tha përsëri, diçka që Sidritit ju duk më tepër si një zë lutës, përdëllyes, si një dëshirë, një amanet i tij.
Por jo, ishin kohë të vështira. Një vend që po rrënohej çdo ditë,me pasiguri të madhe jete, me një ekonomi që po rrënohej çdo ditë që kalonte. Kishin nevojë të jetonin, të ushqeheshin. Jo,nuk duhet të ikësh, i tha përsëri babai. Këtë herë zëri ju duk edhe më i afërt.
A thua se po i fliste këtë çast.
Tani. Në këtë vend që sidoqoftë i pëlqente shoqëria që kishte krijuar, koha, klima. Jo,jo,nuk bën të ikësh,bir. Ju bë se i foli përsëri ashtu i zhytur në ato kujtime të largëta. Sidriti nuk e përcaktonte dot nëse kishte folur vërtet me babain, apo…! Me babain për të cilin ndjente se kishte shumë nevojë sot. Të fliste me të. Ti dëgjonte zërin,ti shikonte fytyrën.
Sa brazda mund të ishin shtuar fytyrës së tij, gjithë këto vite mungese…?! Sa do të ishte plakur vallë..?! Oh,baba! – thirri me zë vajtues Sidriti! -Kishte vërtet nevojë të bisedonte me të…! Po ku ta gjente..?! -Ai kishte ikur 15 vjet më parë, 15 vite të gjata shekuj thuaj më mirë.
Sa shumë vite pa e parë, pa folur me të. -Jo,ti nuk do të ikësh – i kumbonin akoma në vesh fjalët e tij. Sikur ai ti thoshte sot, këtë çast këto fjalë. Oh, sa mall që kishte..?!. Sikur të ndodhte mrekullia e të rikthehej edhe njëherë koha mbrapa. Koha me babain. Një gëzim që e tronditi, i rrodhi së brendshmi…Sidritit. Të cilit ju duk se foli vërtet me babanë, u çmall me të edhe dhimbja në gjoks sikur ju fashit, iku, u arratis prej trupit të tij si me magji…!
-Të thashë bir, dëgjoi përsëri si një therje e brendshme zërin e tij, të thashë të mos ikje. Por ti, nuk më dëgjove…ike. Ktheve krahët dhe na le aty. Në këtë vend që rrëgjohet e kërruset përditë..-Ja, kështu siç është kërrusur nëna jote nga vuajtjet, hallet, nga jeta…-Ja kështu siç po kërrusem edhe unë,babai jot. Ai i forti,i papërkulshmi…Sidriti e ndjeu përsëri se dhimbja po i ngjitej me shpejtësi drejt gjoksit. Po e sulmonte ndoshta ndonjë atak. Ndjeu gulshet e mallit ti bllokojnë frymëmarrjen. Jo bir…mos ik, dëgjoi përsëri zërin lutës të të jatit.
Një ndjenjë e fortë pendese i ra si gur i rëndë në shpinë dhe e dërrmoi. Babaaaaa, thirri Sidriti, si në një mugullirë plot rreziqe. -Dua të vij tek ti. -Ishte një klithmë shpirti plot dëshpërim, vuajtje, pikëllimë.
– Nuk mundem më…! Do të vij, do të vij atje. -Por, ku mund të të gjej.?! -Ti smë flet, prej kaq vitesh sta kam dëgjuar zërin. -Dua të vij baba, ju zbut zëri si në një lutje…! Zuri kokën mes dy pëllëmbëve të tij ,lotët e ngashërimave i zbrisnin rrëke, zuri të qajë. -Baba, je mirë..?! -Dëgjoi një zë sikur vinte nga muzgu…-Të dua shumë, shumë baba,dhe dy duar të ngrohta, të buta e mbështollën rreth qafës, e puthi papushim.
Ishte djali 15 vjeçar, që si me magji e solli në vete..Fshiu sytë me kurrizin e dorës..dhe drejt tij, përballë pa fotografinë e babait. Ndjeu se i tha-Mos qaj bir nuk duhet. Nuk qajnë burrat.Këshillat e tij sikur e sollën në vete. Ndoshta..si për ti dhënë një shpresë të re. Ndofta, ngaqë kishte shumë nevojë për pak më shumë shpresë,kurajë. -Nën përqafimet e ngrohta e plot dashuri të djalit të vogël u ngrit. U kujtua se duhet të bënte gati valixhet e udhëtimit. Nuk kishte edhe shumë kohë. Mbas pesë orësh duhet të fluturonte për në një shtet tjetër. Për një ëndërr dhe një shpresë të re. Po për ku vallë..?! – Ku ishin ëndërrat dhe shpresat, ku, ku.?!
-Vendin e huaj nderoje, vendin tënd duaje me shpirt. Ju kujtua njëra prej shprehjeve të tij që e përdorte shumë kohët e fundit para se të ikte në udhëtimin e përjetshëm të tij….