Aksident i tmerrshëm trafiku në Greqi: Pesë të vdekur pas përplasjes së një kamioni me një makinë shqiptare

Greqi

Një aksident trafiku me fatalitet ka ndodhur pasditen e së martës (18/7) jashtë Edessa.

Aksidenti ka ndodhur në kilometrin e 87 të rrugës nacionale Follorinë-Selanik, kur në rrethana të paqarta të deritanishme një makinë është përplasur kokë më kokë me një kamion, për pasojë kanë humbur jetën të pesë personat që ndodheshin në makinë.

Është dashur ndërhyrja e shërbimit zjarrfikës për nxjerrjen e pasagjerëve nga makina, ndërsa drejtuesi i kamionit është dërguar në spitalin e Edessë i plagosur, pa rrezikuar shëndetin.

Nga informacionet e deritanishme, personat që udhëtonin në mjet mësohet se janë të huaj, pasi nuk ka përfunduar ende identifikimi i të dhënave të tyre, ndërsa makina në të cilën ndodheshin ishte me targa nga Shqipëria. Hetimet paraprake për shkaqet e aksidentit po kryhen nga policia Rrugore Edessa.