Policia e Shtetit ka ‘zbarkuar’ në banesën e ish-deputetit të PS, Rrahman Rraja me qëllim për të gjetur personat e shpallur në kërkim, pas dhunës ndaj dy personave për guroren.
Por sipas “Klan”, brenda banesës së Rrahman Rrajës nuk janë gjetur sende të jashtëligjshme, por as personat e shpallur në kërkim, djali Rexhep Rraja, vëllezërit Flamur dhe Xhelal Rraja, Përparim Rraja, Klajdi Rraja dhe Edison Meta. Bazuar në sistemin TIMS, asnjë prej tyre nuk janë larguar nga vendi, por kjo nuk e përjashton mundësinë e një largimi në mënyrë të jashtëligjshme.
Që në fillim ish-deputeti socialist mësohet se ka ftuar policinë që të ushtrojë kontrolle, por për shkak se ai ishte me imunitet deputetit nuk janë bërë. Pas përfundimit të procedurave të lënies së mandatit të deputetit, policia bëri kontroll me vendim gjykate. Personat e shpallur në kërkim janë: djali Rexhep Rraja, vëllezërit Flamur dhe Xhelal Rraja, Përparim Rraja, Klajdi Rraja dhe Edison Meta. Në vijim, policia ka kryer edhe kontrolle të tjera për arrestimin e tyre, por asnjëri nuk është lokalizuar.