Ministri i Brendshëm, Taulant Balla ka mbajtur fjalën si drejtues i kësaj ministrie teksa ka renditur disa nga prioritetet e tij.
Ai teksa renditi prioritetet tha se duhet të bëhet më shumë se çfarë është bërë deri më sot, teksa i drejtoi një pyetje Agjencisë së Mbikqyrjes Policore, duke thënë se sa shefa janë arrestuar deri më tani.
“Lufta kundër korrupsionit nuk nis jashtë nesh, por së pari brenda nesh. Agjencia e Mbikëqyrjes Policore është krujuar me një ligj bashkë me partnerët tanë, në Parlament dhe e kemi konsideruar si një ligj të rëndësis së veçantë që e njoh shumë mirë dhe e kam mirë parasysh sesa pritshmëri kemi pasur. Pyetja ime kaq kohë nga krijimi është sa drejtues, e shefa komisariatesh janë kapur me presh në duar. Nuk vë në diskutim rezultatet e Agjensisë dhe të kuptohemi qartë, por nuk mund të vë në diskutim faktin se pas statistikave se janë goditur shumë keqbërës të vegjël, por keqërës të mëdhej pak për mos thënë aspak”, tha Balla nër të tjera.