GREQI : ZHDUKET SHQIPTARJA 22-VJEÇARE. ASNJË GJURMË PREJ 3 JAVESH

Greqi

Janë Autoritetet e Kretës që kanë ngritur alarmin pas zhdukjes së vajzës 22-vjeçareje shqiptare.

Paloma Zerellari u zhduk mbrëmjen e së martës, më 12 dhjetor 2023 në Chania, ndërsa Organizata Bamirëse “Buzëqeshja e Femijës” u njoftua të hënën, më 8 janar. Menjëherë në media u publikuan të dhënat e saj me kërkesë të familjes pasi jeta e saj mund të jetë në rrezik.

Paloma është 1.65 cm e gjatë, me peshë nirmale. Flokë ngjyrë gështenjë dhe sy kafe.

Ditën që u zhduk ajo kishte veshur një këmishë shumëngjyrëshe dhe një bluzë rozë.

Autoritetet greke i bëjnë thirrje të gjithë personave që kanë informacion të kontaktojnë në nurmin e telefonit të vënë në dispozicion