Një ngjarrje e rëndë ka ndodhur në Kretë, ku sipas informacioneve të gazetës “cretapost”, gjithçka ka ndodhur mëngjesin e djeshëm kur një 51-vjeçar nga Shqipëria ndodhej në një pemë në një rrugë në Rethymno për të prerë disa degë që qëndronin në një shtyllë të energjisë elektrike
Ende nuk dihet sesi shqiptari ka humbur ekuilibrin dhe ka rënë në hendek nga lartësia 8 metra për pasojë ka mbetur i lënduar rëndë. Në vendngjarje ka mbërritur një ambulancë e EKAV-së, e cila ka marrë punëtorin fatkeq dhe e ka dërguar në spitalin e Rethymnos. Mjekët e intubuan dhe e transferuan në Repartin e Mjekimit Intensiv me lëndime shumë të rënda.