MARRËVESHJA RAMA-MELONI: REFUGJATËT NGA BANGLADESHI DHE EGJIPTI ARRIJNË NË SHQIPËRI

Aktualitet

Duket se pakti Rama-Meloni për sjelljen e refugjatëve të kapur në ujërat ndërkombëtar në Shqipëri, do të finalizohet nesër, pasi është nisur anija e parë drejtë vendit tonë.

U mësua se refugjatët e parë që do të vijnë në Shëngjin, do të jenë 16 meshku.

Gazetarja Alba Kepi, ka raportuar se refugjatët që do sillen në Shqipëri, janë shpëtuar në ujërat ndërkombëtar.

“Mbërrijnë ditën e mërkurë. Janë shpëtuar në ujërat ekstraterritoriale. Asnjë prej tyre nuk ka prekur ujërat italiane. Personat e brishtë, si gra e minorenë o të sëmurë e të moshuar, që janë shpëtuar gjatë natës së shkuar në ujërat ndërkombëtare janë dërguar në tokën italiane, pra në kampet e Lampeduzës”, deklaon ajo.

Refugjatët e parë janë nga Bangladeshi dhe Egjipti.