Greqi: Shoqata SHQIPTARE në Hania ndihmë familjeve në nevojë, MEDIAT TONA HESHTIN.

Aktualitet Emigracioni

SHPËTIM ZINXHIRIA/

Kur bëhet fjalë për lajme te “zeza” që ka lidhje me shqiptarët në Greqi të gjitha mediat vrapojnë kush e kush ta jape më pare, ndërsa kur bëhet fjalë për lajme të kësaj natyre askush nuk merr mundimintë flasë, pasi lajme të tilla nuk shiten.

Dy kanaleve televizive u thashë po asnjë nga këto nuk u prononcua pasi ky lajm pozitiv nuk shitet. Por…?

Pas një komenti në rrjetet sociale për një vendim të marrë nga kryesia e kësaj shoqate, me skype fola me kreun e Komunitetit të Emigrantëve Shqiptarë në Hania Z. Afrim Avdia, I cili konfirmoi këtë vendim, duke shtuar se ne sëbashku me djemtë dhe vajzat tona do të gjendemi pranë çdo familje shqiptari dhe se për këtë është formuar një skuadër për tu ardhur në ndihmë pranë Prefekturës së qytetit Hania. Ndihmat do të jenë në bazë të kërkesave që do bëhen, por më tepër produkte ushqimore dhe farmaceutike. Gjithashtu nga kuotat e anëtareve të shoqatës si dhe kontributeve personale janë mbledhur dhe disa mijra euro.

Një falenderim kësaj shoqate qe edhe nje here na bën krenar pasi me të tilla veprime humane e kanë treguar edhe më pare Zoti I bekoftë…Këta janë ambasadorë te Shqipërisë.