Kjo ngjarrje ka tronditur familjen dhe mbarë komunitetin shqiptar në Greqi dhe po ndiqet nga afër nga shteti shqiptar.
Vdekja e papritur e 33-vjeçarit në komisariatin e policisë në Hania të Kretës po ndiqet edhe nga shteti shqiptar, duke filluar që nga Ambasada Shqiptare dhe nga vetë zoti Taulant Balla që në korrik 2023 – korrik 2024 mbante postin e Ministrit të Brendshëm, ndërsa sot Drejtuesi Politik i Partisë Socialiste për Diasporën,
Një komunikim me te lidhur me këtë z.Balla midis të tjerave tha: Po ndjek nga afër, do te merrem vetë me këtë ngjarje të rëndë”, ndërsa ambasadorja jonë në Greqi znj. Luela Hajdaraga u shpreh : “Po e ndjekim me vëmendje dhe po presim edhe shkresën zyrtare te autoriteteve te vendit…”
33-vjeçari Ernest Berberi vdiq ne 18/04/2025 në qelinë e paraburgimit të Hanias.
Ai nuk vodhi dhe as vrau njeri…
Por…
Kjo vdekje nuk eshte shënuar as në buletinin e njoftimeve të policisë greke…
Theksohet se këte komisariat kanë humbur jetën katër shqiptarë, mdis tyre dhe nje femër 29-vjeçare, në përgjithësi 18 shqiptarë kanë gjetur vdekjen ne të tilla komisariate,