Parlamenti pas 92 vjetesh pa Papandreun

Greqi Kryesore

 

Në këto zgjedhje asnjë përfaqësues së familjes Papandreu nuk merr pjesë në Parlament, konkretisht pas 92 vjetësh që nga zgjedhja e pare të George Papandreu në Parlament me Partinë Liberale në 1923. Jorgos Papandreu, u zgjodh për të parën here deputet i zones së Akaisë, si dhe kryeminister  vendit ne vitet  1944-1945,1963,1964-1965 dhe në vazhdimi deri më 1967. Pas rrëzimit të juntës ushtarake, Andreas Papandreu themeloi partinë PASOK, ku mbeti i zgjedhur në parlament deri 1996, ku pas një sëmundjeje të gjatë, ikën nga kjo jetë, në moshën 77 vjeçare. Së fundi, George Papandreu, brezi i tretë kësaj familje të njohur është zgjedhur  për të parën here më 1985, ku pas 20 vjetësh e sheh veten jashtë Parlamentit.  Në këto zgjedhje me partinë e tij të re Lëvizja Socialiste Demokrate ka dështuar për t’u zgjedhur deputet.

familja papandreu ne face